MISIONI YNE
Inovatore e Sigurimeve
ALL-SIG BROKER, SH.A është liçensuar në vitin 2010 si Broker në Sigurime dhe Risigurime në Shqipëri, i specializuar për të ofruar shërbime në fushën e sigurimeve, si edhe ka si prioritet themelor përmbushjen e kërkesave të klientëve për sigurime personale, sigurimin e biznesit, sigurimin e punonjësve dhe një sërë shërbimesh të tjera për një gamë të gjerë individësh dhe biznesesh në mbarë vendin.

Eksperienca e aktivitetit tonë daton më herët sesa afirmimi si Broker në sigurime, me një eksperiencë mbi 20- vjeçare në tregun e sigurimeve ne Shqipëri, pikërisht që në vitin 1996, si agjent në sigurime.
Ndërkohë, në vitin 2010 u liçensua nga AMF, ALL-SIG Broker Sha, nën statusin e Brokerit në Sigurime, për Jetë dhe Jo-Jetë.
Ndërkohë, që nga Maji i vitit 2016, kompania ofron edhe Risigurim.
Në Janar të vitit 2015, ALL-SIG Broker Sha nënshkroi një marrëveshje me Brokerin Amerikan të sigurimeve “AON”, duke u bërë në këtë mënyrë korrespondenti zyrtar i AON në Shqipëri.
Deri më tani, ky bashkëpunim ka qenë mjaft i suksesshëm dhe tepër i frytshëm për të dyja palët, duke qenë se janë forcuar marrëdhëniet si edhe bashkëpunimet.

PËRKUSHTIM MAKSIMAL NDAJ PUNËS!
Integriteti – Kodi i brendshëm i Etikës siguron që sjellja në marrëdhëniet e biznesit dhe çështjet e Etikës të jenë në përputhje me standartet më të larta, e cila na ka mundësuar ne krijimin e marrëdhënieve afatgjata , në thelb të cilit qëndron respekti, korrektesa dhe besimi.
Përgjegjësia – Angazhimi maksimal i stafit tonë në përputhje me standartet më të larta të sjelljes dhe përgjegjshmëria maksimale, si edhe sjellha profesionale e punonjësve, janë tepër esenciale për kompaninë tonë.
Angazhimi ndaj klientëve – Një ndër qëllimet tona primare është që t’i bëjmë klientët tanë të ndihen të vlerësuar – prandaj ne jemi të përkushtuar t’u ofrojmë atyre asistimin dhe suportin tonë kurdoherë, si edhe sigurohemi që të përmbushim nevojat e tyre dhe të krijojmë marrëdhënie afatgjata të suksesshme.
Puna ne ekip dhe bashkëpunimi- Ne krijojmë një mjedis pune efektiv në mënyrë që stimulojmë punën në ekip dhe bashkëpunim maksimal midis punonjsve. Bashkëpunimi dhe kompromisi është mjaft i rëndësishëm për ne.
SI MUND TJU NDIHMOJME
Kuotime sa më ekonomike
Në i mundësojmë klientëve tanë kuotimet më ekonomike të mundshme duke përmbushur efektivisht kërkesat dhe nevojat e tyre.
Këshillime profesionale
Në rolin e brokerit në sigurime, ne i ofrojmë klintëve një analizë të detajuar (statistikore dhe interpretuese) në lidhje me ofertat e marra midis kompanive të ndryshme, në mënyrë që klientët të kenë një evidenceë më të qartë dhe të plotë të ofertave të marra, si edhe një konsulencë se cilay sigurime i përshtaten referuar natyrës së biznesit.
Asistimi në rast Claim
Ne udhëzojmë klientët tanë sesi duhet të proçedojnë në rast të ndonjë dëmi. Gjithashtu, i asistojmë në plotësimin e dokumentave të nevojshme dhe hapave që duhen ndjekur në vijimësi.
Thjeshtësia
Qëllimi kryesor është që të klientët tanë të kuptojnë qartë proçedurat për aplikimin e sgurimeve të nevojshme, duke e bërë më të lehtë vendimarrjen.
Besnikëria dhe Korrektesia
Ndër objektivat tona primare është që të ndërtojmë një marrëdhënie korrekte dhe besnikëri sa më afagjatë me klientët tanë falë anagzhimit maksimal të stafit tonë të kualifikuar.
Stafi i Përkushtuar
Ndër prioritet tona është krijimi i një mjedisi sa më efektiv pune dhe të orientuar ndaj punonjësve tanë. Kualifikimi dhe angazhimi maksimal i punonjësve tanë është një ndër vlerat e shtuara për kompaninë tonë.







