SI MUND TE JU NDIHMOJMË
Në Sigurime
SI MUND TJU NDIHMOJME
Kuotime sa më ekonomike
Në i mundësojmë klientëve tanë kuotimet më ekonomike të mundshme duke përmbushur efektivisht kërkesat dhe nevojat e tyre.
Këshillime profesionale
Në rolin e brokerit në sigurime, ne i ofrojmë klintëve një analizë të detajuar (statistikore dhe interpretuese) në lidhje me ofertat e marra midis kompanive të ndryshme, në mënyrë që klientët të kenë një evidenceë më të qartë dhe të plotë të ofertave të marra, si edhe një konsulencë se cilay sigurime i përshtaten referuar natyrës së biznesit.
Thjeshtësia
Qëllimi kryesor është që të klientët tanë të kuptojnë qartë proçedurat për aplikimin e sgurimeve të nevojshme, duke e bërë më të lehtë vendimarrjen.
Besnikëria dhe Korrektesia
Ndër objektivat tona primare është që të ndërtojmë një marrëdhënie korrekte dhe besnikëri sa më afagjatë me klientët tanë falë anagzhimit maksimal të stafit tonë të kualifikuar.
Stafi i Përkushtuar
Ndër prioritet tona është krijimi i një mjedisi sa më efektiv pune dhe të orientuar ndaj punonjësve tanë. Kualifikimi dhe angazhimi maksimal i punonjësve tanë është një ndër vlerat e shtuara për kompaninë tonë.








HAPAT E NEVOJSHME
1- Kontakoni Brokerin ALL-SIG: Brokeri ALL-SIG është kontakti juaj kryesor kur bëhet fjalë për policën tuaj të sigurimit. Pasi t’i jepni ndërmjetësit tuaj informacionin dhe dokumentet e detajuara në lidhje me llojin e sigurimit që ju nevojitet, kjo do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë situatën tuaj dhe si të vazhdojmë më tej.
2- Diskutoni alternativat- Pasi të kuptojmë situatën tuaj në lidhje me policën e sigurimit që do t’ju përshtatet më mirë, në lidhje me informacionin që marrim, ne do të marrim oferta të ndryshme nga të gjitha kompanitë vendase të sigurimit. Ne do të diskutojmë alternativat dhe opsionet e marra dhe do të informojmë në përputhje me rrethanat e klientët tanë.
3- Trajtimi i kërkesave: Ne ndihmojmë klientin tonë gjatë gjithë procesit, për çdo gjë të nevojshme. Ne i udhëzojmë klientët tanë përmes procesit të kërkesave, veçanërisht duke menaxhuar në mënyrë efektive dëmshpërblimet e trajtimit të dëmeve nga klientët.
4- Kujdesi për klientin: Ne asistojmë klientët tanë në çdo kohë për shërbime të ndryshme, duke i paraqitur rekomandimet, propozimet apo edhe duke negociuar me kompanitë e sigurimit për t’i mundësuar klientëve paketat me mbulime dhe çmime më të mira. Ne sigurojmë dhe garantojmë mbrojtjen e interesave të klientëve duke analizuar në detaje përmbajtjen dhe kushtet e policave të sigurimit përpara se të nënshkruhen nga klientët.
