SI MUND TE JU NDIHMOJMË

Ofrojmë Konsulencë
Në Sigurime
ALL-SIG BROKER, SH.A është liçensuar në vitin 2010 si Broker në Sigurime dhe Risigurime në Shqipëri, i specializuar për të ofruar shërbime në fushën e sigurimeve, si edhe ka si prioritet themelor përmbushjen e kërkesave të klientëve për sigurime personale, sigurimin e biznesit, sigurimin e punonjësve dhe një sërë shërbimesh të tjera për një gamë të gjerë individësh dhe biznesesh në mbarë vendin.

Sigurimi i shëndetit (paketa Grupi dhe Individuale)

Sigurimi i shëndetit ofron mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore sikurse trajtime mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti, në rast shtrimi në spital ose jo, si edhe check-up rutinë, brenda apo jashtë vendit.

Aksidente Personale

Polica e sigurimit të aksidenteve personale mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje, aksidenti apo në rast paaftësie.

Sigurim i jetës së kredimarrësit

Sigurimi i Jetës për Kredi mundësohet për personat që marrin kredi në bankë dhe i mbron ata, apo edhe familjarët e tyre, financiarisht në rast risku të mos shlyerjes së hua-së si pasojë e humbjes jetës së kreditorit.

Shëndeti në Udhëtim

Polica e sigurimit të shëndetit në udhëtim mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti gjatë udhëtimit tuaj, brenda apo jashtë vendit.

Sigurim i pronës

Polica e sigurimit të pronës mbulon rreziqet që mund ti ndodhin pronës suaj në rast zjarri, përmbytje, tërmeti apo thyerje xhamash, dëmtim inventari, pajisjesh, vjedhje etj.

Sigurimi i parave ne kasaforte

Polica e sigurimit mbulon kundrejt humbjes apo demtimit te pasurise se siguruar si rrjedhoje e vjedhjes nga njesia e siguruar. Pasuria mbulohet ne sigurim ndërsa ndodhet në kasafortë dhe/ose sportel/arkë.

Sigurimi i Pergjegjesise Publike

Polica e sigurimit te pergjegjesise publike mbulon të siguruarin nga dëmtimet trupore dhe pasurore që mund t’i shkaktojë të tretëve përmes veprimtarisë prodhuese, ndërtuese apo përdoruese në ambjentet e tij.

Sigurimi i rrezikut Kibernitik

Polica e sigurimit e rrezikut kibernetik mbulon të siguruarin për humjbet që mund tp vijnë si pasojë e një sulmi kibernetik.

Sigurimi i Përgjegjësisë së Punëdhënësit

Polica e sigurimit të përgjegjësisë së punëdhënësit mbulon/kompenson punonjësin e dëmtuar ose trashëgimtarët e tij në rast vdekje, për një lëndim aksidental që mund t’i shkaktohet gjatë orarit të punës në rast se punëdhënësi është neglizhent ose jo.

Përgjegjësi profesionale

Polica e sigurimit të përgjegjësisë profesionale mbulon të siguruarin në rast dëmtimi që mund t’i shkaktojë shëndetit, pronës së të tretëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale.

Sigurimi i Përgjegjësisë së Drejtorëve dhe Officerëve

Polica e sigurimit D&O ofron mbulim për humbjet që mund të vijnë si rezultat që shkaktohen në kryerjen e aktivitetit të tyre dhe detyrave përkatëse të kryera.

Sigurimi motorik (TPL, Kasko, Kufitare, Karton Jeshil)

Polica e sigurimit motorik ofron mbulim për automjetin e siguruar ndaj humbjeve financiare si pasojë e një aksidenti apo dëmtime të tjera.
1-TPL– Sigurimi i detyrueshëm i automjetit me targa shqiptare brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Kohëzgjatja e sigurimit është 1 vit.
2-KASKO- Sigurimi i makinës i cili mbron makinën tuaj nga dëmtimet e pjesshme ose të plota që mund t’i ndodhin automjeteve tuaja për shkaqe të ndryshme.
3-KUFITARE- Është sigurimi i detyrueshëm për mjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Kohëzgjatja e sigurimit mund të jetë 15 ditë, 45 ditë, 1 muaj, 6 muaj ose 1 vit.
4-KARTON JESHIL– Është sigurimi i detyrueshëm për automjetet me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Kohëzgjatja e sigurimit mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit.

SI MUND TJU NDIHMOJME

Pse ALL-SIG BROKER

Kuotime sa më ekonomike

Në i mundësojmë klientëve tanë kuotimet më ekonomike të mundshme duke përmbushur efektivisht kërkesat dhe nevojat e tyre.

Këshillime profesionale

Në rolin e brokerit në sigurime, ne i ofrojmë klintëve një analizë të detajuar (statistikore dhe interpretuese) në lidhje me ofertat e marra midis kompanive të ndryshme, në mënyrë që klientët të kenë një evidenceë më të qartë dhe të plotë të ofertave të marra, si edhe një konsulencë se cilay sigurime i përshtaten referuar natyrës së biznesit.

Thjeshtësia

Qëllimi kryesor është që të klientët tanë të kuptojnë qartë proçedurat për aplikimin e sgurimeve të nevojshme, duke e bërë më të lehtë vendimarrjen.

Besnikëria dhe Korrektesia

Ndër objektivat tona primare është që të ndërtojmë një marrëdhënie korrekte dhe besnikëri sa më afagjatë me klientët tanë falë anagzhimit maksimal të stafit tonë të kualifikuar.

Stafi i Përkushtuar

Ndër prioritet tona është krijimi i një mjedisi sa më efektiv pune dhe të orientuar ndaj punonjësve tanë. Kualifikimi dhe angazhimi maksimal i punonjësve tanë është një ndër vlerat e shtuara për kompaninë tonë.

HAPAT E NEVOJSHME

Hapat që duhen ndjekur kur blini një produkt sigurimi

1- Kontakoni Brokerin ALL-SIG: Brokeri ALL-SIG është kontakti juaj kryesor kur bëhet fjalë për policën tuaj të sigurimit. Pasi t’i jepni ndërmjetësit tuaj informacionin dhe dokumentet e detajuara në lidhje me llojin e sigurimit që ju nevojitet, kjo do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë situatën tuaj dhe si të vazhdojmë më tej.

2- Diskutoni alternativat-
 Pasi të kuptojmë situatën tuaj në lidhje me policën e sigurimit që do t’ju përshtatet më mirë, në lidhje me informacionin që marrim, ne do të marrim oferta të ndryshme nga të gjitha kompanitë vendase të sigurimit. Ne do të diskutojmë alternativat dhe opsionet e marra dhe do të informojmë në përputhje me rrethanat e klientët tanë.

3- Trajtimi i kërkesave:
Ne ndihmojmë klientin tonë gjatë gjithë procesit, për çdo gjë të nevojshme. Ne i udhëzojmë klientët tanë përmes procesit të kërkesave, veçanërisht duke menaxhuar në mënyrë efektive dëmshpërblimet e trajtimit të dëmeve nga klientët.

4- Kujdesi për klientin:
 Ne asistojmë klientët tanë në çdo kohë për shërbime të ndryshme, duke i paraqitur rekomandimet, propozimet apo edhe duke negociuar me kompanitë e sigurimit për t’i mundësuar klientëve paketat me mbulime dhe çmime më të mira. Ne sigurojmë dhe garantojmë mbrojtjen e interesave të klientëve duke analizuar në detaje përmbajtjen dhe kushtet e policave të sigurimit përpara se të nënshkruhen nga klientët.

Adresa

Rr. “Abdyl Frasheri”, Tirana, Albania.
Lidhuni me All-Sig Broker
Për më shumë informacion na kontaktoni me email në: info@allsigbroker.al, në nr e tel: +355 04 22 69636 ose duke plotesuar formen e meposhteme:

    Privacy Overview

    This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.